Site icon Telegrafi

Aktivitete simbolike për ditën e themelimit të ARM-së

Sivjet është 24 vjetori i themelimit të Armatës së Republikës së Maqedonisë. Në prak të kësaj ditë, një delegacion i Qeverisë së Maqedonisë, Kuvendit, Ministrisë së mbrojtjes dhe Shtabit të përgjithshëm do të vendosin kurrora lule te Përmendorja në varrezat partizane, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kurrora me lule do të vendosen edhe te varret e ish-kryetarëve të shtetit, Kiro Gligorov dhe Boris Trajkovski dhe te varri i gjeneralit Mihail Apostollski, si edhe te përmendorja e ushtarëve të vrarë në konfkliktin e vitit 2001.

Gjithashtu, në mbrëmje do të ketë edhe gjuajtje nderi me artileri në kazermën ”Ilinden”.

Ndryshe, këtë vit, Dita e ARM-së do të manifestohet në mënyrë simbolike, për shkak të ngjarjeve tragjike të përmbytjeve, ku jetën humbën 22 persona, ndërkaq një fëshnje 16 muajshe ende fuguron e zhdukur./Telegrafi/

Exit mobile version