Mbi 600 nxënës nga 30 shkolla në tërë Maqedoninë, fitues të granteve nga fondi ”Ndërtojmë ura”, sot do të marrin pjesë në aktivitetin promocional të organizuar me mbështetjen e OSBE-së, pëcjell Telegrafi Maqedoni.
Aktiviteti parasheh shfaqje teatrale, aktivitete sportive dhe vallëzim. Do të shfaqen edhe muzikantë dhe anëtarë të fondit ”Ndërtojmë ura”, Rebeka dhe Toni Zen, së bashku me bendin Fleka, si edhe Kanita Suma, garuese në ”X Factor Albania”.
Fjalim do të mbajë shefja e OSBE-së në Shkup, ambasadorja Nina Soumalainen dhe ambasadori holandez, Wouter Plom./Telegrafi/