Telegrafi

Aktivitet i dyshimtë në Nimes të Francës

Stacioni hekurudhor në qytetin francez Nimes është evakuuar për shkak të një “aktiviteti të dyshimtë”, transmetojnë mediat britanike.

Fillimisht disa media botërore raportuan se tre persona kishin dalë nga treni dhe kishin nisur të shtinin me armë zjarri, por një gjë e tillë nuk është e saktë.

Siç transmeton “Metro”, nuk ka pasur të shtëna dhe stacioni është evakuuar për shkak të “sjelljes së dyshimtë”.

Detajet tjera tash për tash nuk ka, kurse policia ka bërë thirrje që qytetarët t’i shmangen pjesës ku ndodhet stacioni hekurudhor.