Telegrafi

Aktivitet me biçikleta për vetëdijesim për mbrojtje të mjedisit

Aktiviteti simbolik vetëdijesues për mbrojtjen e mjedisit fizik “Pedalo dhe krijo eko energji” në bashkëpunim me Coca-Cola HBC Kosova në bashkëpunim me Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë, në mesditën e sotme është mbajtur para New Born-it.

Ky aktivitet po mbahet me qëllim të vetëdijesimit të qytetarëve për energji eko aktive dhe për mbrojtjen dhe përgjegjësinë ndaj mjedisit.

Në këtë aktivitet është zhvilluar edhe garë e gjithsecilit qytetar, i cili ka shpreh dëshirën që të pedalojnë, ndërsa fituesi ka fituar një Coca-Cola dhe një çelës.