Pas publikimit të një video me pamje të rënda ku shfaqej një qytetare duke dhunuar fizikisht një qen, Policia e Shtetit ka arritur të identifikojë të dyshuaren 51 vjeçare me inicialet G.K.
Sipas një njoftimi të Policisë së Shtetit bëhet e ditur se materialet procedurale për këtë rast i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshës”.
Ndërkaq, siç bëhet e ditur në njoftim në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë, kafshët e keqtrajtuara, u vendosën në kujdesin e një shoqate për mbrojtjen e kafshëve.
Ndryshe, të mërkurën një video ka qarkulluar në media ku shihet një qytetare në Tiranë duke ushtruar dhunë ndaj një qeni në ashensor. /Telegrafi/