Site icon Telegrafi

Aktivistja e zhveshur sulmon figurën prej dylli të Donald Trump (Video)

Figura prej dyllit ku paraqitet presidenti i ri i SHBA-ve, Donald Trump, është sulmuar sot nga një aktiviste femër gjysmë e zhveshur e kolektivit FEMEN.

Ngjarja ka ndodhur në një Muze në Madrid ndërsa sigurimi i Muzeut është dashur të intervenojë pasi aktivistja ka pozuar para figurës dhe ka marrë vëmendjen e fotografëve dhe vizitorëve, transmeton Telegrafi.

Aktivistja ka bërtitur “kapeni sistemin patriarkal për testikuj” duke dashur të aludojë në fjalinë e famshme të Donald Trump – “kapeni atë vajzë për vagjinë”, të cilën Presidenti i Amerikës e kishte përdorur në një telefonatë të përgjuar./Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=EMx3JAShrGI

 

Exit mobile version