Aktivistja e shquar e “Black Lives Matter”, Sasha Johnson është në gjendje të rëndë pasi u qëllua në kokë.
Sipas grupit të saj, ajo po trajtohej në kujdes intensiv pasi u “sulmua brutalisht” në orët e para të së dielës, përcjell Telegrafi.
Grupi tha se sulmi, i cili ndodhi në Southwark, në jug të Londrës, pasoi me “kërcënime të shumta me vdekje”.
Policia nuk e ka konfirmuar identitetin e saj, por tha në këtë fazë nuk kishte prova që sulmi ishte shënjestruar në drejtim të saj.
Zyrtarët thanë se gruaja u dërgua në një spital në jug të Londrës me dëmtime kërcënuese për jetën dhe kanë bërë thirrje për dëshmitarë.
Familja e saj është informuar, gjithashtu.
Policia tha në këtë fazë se nuk kishte asnjë provë që sugjeronte se ishte një e shtënë në shënjestër ose se ajo kishte marrë ndonjë kërcënim të besueshëm ndaj saj para incidentit. /Telegrafi/