Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Egzon Haliti, gjatë një intervistë, dhënë nga shtëpia e tij, për emisionin “Info – Box” të RTV Dukagjinit, ka thënë se ndihen tërësisht të pafajshëm.
Ai ka theksuar se katër aktivistët e Vetëvendosjes, përfshirë edhe atë nuk janë terrorist, madje sipas tij, kriminel është prokurori i rastit, Abdurrahim Islami.
“Sigurisht që ndihemi të pafajshëm. Këtë e dinë më së miri prokurori. E di që ne nuk jemi terroristë. Përkundër kësaj, me këtë përndjekje, ai tregon se është një kriminel”, tha Haliti.
Aktivisti që kaloi tre muaj në paraburgim dhe tre pjesën tjetër po e kalon në arrest shtëpiak, shpreson që në seancën e 31 marsit, të shfuqizohen vendimet ndaj tyre./Telegrafi/