Gjatë lojës me dema që po zhvillohej në një arenë në Carcassonne të Francës, kanë hyrë brenda dy aktivistë për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve.
Ata kanë dashur të ndalojnë këtë lojë, por njëri prej tyre e ka pësuar keq pasi u qëllua me brirë në disa pjesë të trup, transmeton Telegrafi.
Derisa ai mbeti pa ndjenja në tokë, kolegia tij është arrestuar dhe po qëndron në mbajtje.
Megjithëse në shumicën e Francës është e ndaluar kjo lojë, në disa qytete ende zhvillohet si aktivitet tradicional. /Telegrafi/
https://youtu.be/U2tPNxWx3OA