Site icon Telegrafi

Aktivisti Gazmend Qyqalla paditë Policinë për moslejim të tubimit “Drejtësi për Kujtimin”

Foto: Arkiv

Aktivisti Gazmend Qyqalla ka paditur Policinë për moslejimin e tubimit me distancë fizike për dorëzimin e peticionit “Drejtësi për Kujtimin”.

Në njoftimin për media thuhet se Policia e ka ndaluar mbajtjen e tubimit me vendim ku thuhet se “nuk ekzistojnë kushtet në aspektin e sigurisë për lejimin e tubimit sepse tanimë ekzistojnë shkaqet e epidemisë COVID-19”, pa dhënë arsyetim të mëtutjeshëm.

Lexo po ashtu Një vit nga dhunimi dhe vrasja e 11 vjeçarit nga Fushë Kosova, nis peticioni me tri kërkesa

Më tej bëhet e ditur se avokatja e aktivistit Gazmend Qyqalla, Rina Kika, ka përgatitur dhe ka dorëzuar padinë kundër Policisë së Kosovës për shkeljen e lirisë së tubimit dhe të drejtës në trajtim të barabartë”.

Sipas Kikës vendimi i Policisë është i paligjshëm meqë është diskriminues, nuk përmban arsyetim për shkaqet dhe rrethanat që kanë qenë vendimtare gjatë vlerësimit të lajmërimit të tubimit dhe nuk thirret në asnjë bazë ligjore për ta mbështetur kufizimin e lirisë së tubimit. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version