Site icon Telegrafi

Aktivisti Damir Neziri sqaron përplasjen e tyre me disa kundër protestues (Facebook)

Në profilin e tij në Facebook, aktivisti i shoqërisë civile, Damir Neziri, ka sqaruar rastin e përplasjes në mes tyre dhe një grupi të kundër protestuesve, gjatë momenteve kur i është dhënë mbështetje Urania Pirovskës dhe Mirjana Najçevskës, të cilat ishin ftuar në biseda informative në polici, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në këtë rast, është afruar një zonjë e moshuar, e cila pas debatit me Damirin dhe Lidija Dimovskën, e ka sulmuar Damirin me një çadër, duke tentuar që ta sulmojë edhe Dimovskën, që më pastaj të përfshihen në këtë zënkë edhe persona tjerë. Për më tepër, shihni më poshtë sqarimin e Damir Nezirit./Telegrafi/

Exit mobile version