Site icon Telegrafi

Aktivistëve që protestonin në mënyrë paqësore, iu hodhën sasi shumë të mëdha të gazit lotsjellës

Njësiti policor që mbante kontrollin gjatë një protestë që u zhvillua sot në Chambery të Francës, do të hetohen për tejkalimin e kompetencave, ndaj një grupi që protestonte në mënyrë paqësore.

Mbi turmën e protestuesve që ishte ulur para hyrjes së një aeroporti, një polic ka hedhur sasi shumë të madhe të gazit lotsjellës, megjithëse ata qëndronin në mënyrë paqësore dhe nuk shkaktonin dhunë, transmeton Telegrafi.

“Polici hidhte mbi ne gaz lotsjellës, sikur të ishte duke vënë sprei për mbytjen e mizave. Ishte shumë e rëndë për shëndetin, gjest i pahijshëm dhe i rrezikshëm”, ka thënë një prej protestuesve.

Si pasojë e hedhjes së këtij gazi, ata kanë pasur djegie në lëkurë, dhimbje në sy si dhe probleme në frymëmarrje, po asnjë prej tyre nuk ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Hedhja e gazit lotsjellës, është bërë pasi ata bllokuan hyrjen e aeroportit, pasi konsideronin se fluturimet e aeroplanëve në atë zonë e ndotnin shumë ajrin në atë pjesë malore. /Telegrafi/

Exit mobile version