Site icon Telegrafi

Aktivistët serbë marshojnë në Beograd për viktimat e Suharekës

Aktivistët e Iniciativës e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut së bashku me aktivistët e “Nisma Ime” kanë protestuar ost në Beograd në kujtim të viktimave të familjes Berisha në Suharekë.

Në 17 vjetorin e kësaj masakre, ata kanë organizuar një marsh nga qendra e Beogradit, duke vazhduar deri në Batajnicë, diku 21 kilometra larg qendrës së qytetit, atje edhe ku ndodhej varri masiv në të cilin ishin hedhur trupat e vrarë të kësaj familje, transmeton lajmi.net.

Jovana Prusina nga “Nisma Ime” tha se para 17 vjetëve në Suharekë u vranë 48 persona, trupat e të cilëve janë gjetur më vonë në varrin masiv të Batajnicës, së bashku me afro 700 trupa tjerë.

Ndërsa, drejtoresha e Fondit për të Drejtën Humanitare, Sandra Orloviq, ka propozuar që në vendin ku gjendej varreza, të vendoset një memorial, për t’u solidarizuar me viktimat dhe familjet e tyre.

Exit mobile version