Klubi anglez, Manchester Unitedi janë nxitur nga disa aktivistë për të rritur pagat e disave nga stafi i tyre për shkak të një pabarazie të madhe me pagat e lojtarëve.
Thirrjet për të rritur pagën e punëtorëve që punojnë në ditët e ndeshjeve erdhën pasi rekordi i klubit të nënshkruar nga Alexis Sanchez zbuloi statistikat tronditëse të pagës.
Qytetarët bamirës në Mbretërinë e Bashkuar bënë një protestë të vogël me letra të hapura për klubin në mbështetje të punëtorëve të stadiumit – disa prej të cilëve thuhej se paguhen më pak se 7 funte në orë.
Në letrën e drejtuar nënkryetarit ekzekutiv të klubit Ed Woodward, bamirësit po bën thirrje për një “qasje primare të biznesit ndaj komunitetit”.
“Ne po kërkojmë nga ju që të bëni gjënë e duhur në emër të stafit më të ulët të paguar në klubin e futbollit Manchester United, të cilët na kanë thënë për përpjekjet e tyre për paga të ulëta në një kohë kur lojtarët e futbollit po marrin shpërblimin e një mbreti në paga çdo javë”, ka thënë njëri nga bamirësit.
Ardhja e re nga Arsenali, Sanchez, thuhet se fiton plot 505 mijë funte apo rreth 550 mijë euro në javë.
Do të duhej 35 vjet – gjashtë vjet më shumë se kiliani 29-vjeçar – për një punonjës të pagës minimale që të përputhet me atë që sulmuesi e fiton në shtatë ditë.
Transferimi i Sanchez nga Arsenali në United e bën atë lojtarin më të paguar të histori të Ligës Premier dhe aktivistët kërkojnë që: “Fryma e komunitetit dhe pasioni i stafit me pagë të ulët kanë ndihmuar në ndërtimin e reputacionit prestigjioz të klubit si Teatri i ëndrrave.
“Kushdo që bën magjinë e ndeshjes, meriton të jetojë me dinjitet”.
Ndërsa stafi po ndihmon për të bërë ndeshjen të ndodhë me fitimin e pagës minimale, do të duhej vetëm 70 minuta lojë që Sanchezi të fitojë një pagë vjetore të punëtorit të stadiumit – që citohet të jetë 14,626 mijë funte. /Telegrafi/