Site icon Telegrafi

Aktivistët për ndryshimin e klimës zhvillojnë tubime në Gjermani përpara zgjedhjeve – e pranishme në Berlin edhe Greta Thunberg

Aktivistët e ndryshimit të klimës janë mbledhur në qytetet rreth Gjermanisë përpara zgjedhjeve federale të dielën.

“Asnjë parti politike nuk po bën sa duhet”, tha aktivistja suedeze Greta Thunberg në një tubim me mijëra njerëz në Berlin.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, aktivistët po bëjnë thirrje që Gjermania të bëjë më shumë për të kufizuar ngrohjen globale në 1.5 gradë Celsius dhe të ndalojë përdorimin e qymyrit për prodhimin e energjisë deri në vitin 2030, në vend të vitit 2038.

Çështja e ndryshimit të klimës ka qenë një temë qendrore në fushatën zgjedhore.

Në muajin korrik, përmbytjet rekorde kanë vërshuar Gjermaninë perëndimore duke mbytur më shumë se 180 njerëz.

Sidoqoftë, kjo nuk arriti të përkthehej në një mbështetje më të madhe për Partinë e Gjelbër, e cila është e treta në sondazhet e opinioni, me rreth 15 për qind. /Telegrafi/

 

Exit mobile version