Një video amatore e filmuar brenda një tregu të kafshëve në Kinë, shfaq kasapët duke i copëtuar qentë të cilët i shesin për festivalin Yulin ku festohet me mish të qenve.
E tëra kjo po ndodh në kohën kur autoritetet e këtij vendi shitjen dhe konsumimin e qenve i kanë futur në listën e kafshëve të ndaluara, pas shpërthimit të pandemisë së coronavirusit, transmeton Telegrafi.
Videon e ka filmuar një organizatë që merren me mbrojtjen e kafshëve. E Pekini zyrtarë kohë më parë pati deklaruar se do të ndalojë konsumimin e mishit të qenve, por gjykuar nga pamjet duket se kasapët kinezë nuk po e marrin në konsideratë këtë paralajmërim të qeverisë.
Ministria e Çështje Rurale në Kinë ka bërë thirrje që kjo traditë të ndërpritet, duke theksuar se qentë hyjnë në listën e kafshëve që nuk duhet konsumuar e as shitur mishi i tyre.
Pamjet amatore ngjajnë shumë me skenat e filmave horror, ku kasapët pa fije frike në mes të tregut masakronin qentë e shumtë që janë zënë nëpër rajone të ndryshme të Kinës. /Telegrafi/