Telegrafi

Aktivistët për mbrojtjen e ambientit protestuan me kokë në rërë, në kërkim që qeveria të merr masa të menjëhershme

Më se 100 aktivistë për mbrojtjen e ambientit, kanë protestuar në një plazh në Adelaide të Australisë, duke  futur kokën në rërë.

Në këtë formë, ata e kanë portretizuar sjelljen e qeverisë, që konsiderojnë se po e futë kokën në rërë, sa i përket ndryshimeve klimatike, transmeton Telegrafi.

“Ky aksion është bërë që t’ju kërkohet liderëve tanë, që ta nxjerrin kokën nga rëra dhe të ndërmarrin aksione të menjëhershme, për zgjidhjen e krizës ekologjike”, ka thënë një prej organizatorëve.

Pjesëmarrësve në këtë protestë, iu kërkua që të vishen me kostume dhe mundësisht të marrin edhe një çantë dore, për të kopjuar sa më shumë zyrtarët shtetërorë, që thuhet se po veprojnë njëjtë.

Kjo protestë, ishte pjesë e shumë organizimeve të ngjashme që po zhvillohen në botë nga Extinction Rebellition. /Telegrafi/