Rreth 100 qytetetarë dhe aktivistë të shoqatës për mbrojtjen e kafshëve ”Anima Mundi”, duke mbajtur manarët e tyre në dorë, kanë protestuar për të kërkuar drejtësi për kafshët të cilët janë në stacionin e Vardarishtes, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Ata protestuan në bulevardin ”Maqedonia” në Shkup, duke mbajtur në duar parulla të ndryshme, ndërkaq kryetari Stole Vellkov tha se protestojnë kundër qytetit, johumanitetit dhe kundër institucionit Vardarishte.
Ai paralajmëroi shpeshtim të protestave, nëse brenda një muaji nuk do të ndërmerren masa konkrete, duke shtuar se në këtë stacion, tash e nëntë vite vriten kafshët e pastreha./Telegrafi/