Site icon Telegrafi

Aktivistët kundër xeheroreve në Vallandovë kërcënojnë me protesta të reja

Edhe dy javë pas mbledhjes së nënshkrimeve për mbajtjen e referendumit, në të cilin qytetarët e Vallandovës do të mund të deklaroheshin për ndërtimit e xeheroreve, kryetarja e Këshillit të Komunës së Vallandovës akoma nuk ka thirrur për të caktuar datën e mbajtjes së referendumit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Aktivistët e iniciativës “Shpëtim për Vallandovën” kërkojnë qëndrim edhe për xeheroren Kazandoll, në të kundërtën do të dalin përsëri në rrugë.

Në Dojran një pjesë e këshilltarëve që votuan për referendumin që të mbahet më 23 korrik, tani kërkojnë seancë të jashtëzakonshme për ndryshimin e vendimit me qëllim që qytetarët e Dojranit të votojnë edhe për xeheroren Kazandoll./Telegrafi/

Exit mobile version