Telegrafi

Aktivistët kundër AIDS-it përshëndesin komentet e Papës

Në pasazhe të librit, të publikuara në numrin e djeshëm të gazetës së Vatikanit, Papa thotë se megjithëse “prezervativët nuk janë një zgjidhje morale në raste si prostitucioni, ato mund të jenë të justifikueshëm kur synohet ulja e rrezikut nga infektimi”.
Komentet e Papës për prezervativët ishin në përgjigje të një pyetjeje lidhur me Afrikën, ku infeksionet me virusin HIV janë të përhapura.

Vitin e kaluar, Papa shkaktoi reagime të forta kur gjatë udhëtimit për në Afrikë tha se prezervativët nuk duhen përdorur, pasi mund të përkeqësojnë përhapjen e HIV-it.

Kombet e Bashkuara e përshëndetën komentin e fundit të Atit të Shenjtë. Drejtoresha e Programit UNAIDS, Michel Sidibe, e cilësoi si një “hap të rëndësishëm dhe pozitiv përpara nga Vatikani. /VoA/Telegrafi/