Site icon Telegrafi

Aktivistët hedhin supë mbi dy pikturat e Van Goghut në Londër – arrestohen nga policia

Mbështetësit e Just Stop Oil kanë hedhur supë mbi dy vepra të  piktorit të njohur Vincent van Gogh, pak orë pasi dy aktivistë të kësaj organizate u dënuan me burgim për shënjestimin e një prej këtyre veprave të njëjta të artit.

Tre protestues hodhën supë ngjyrë me ngjyrë portokalli mbi kryeveprat e vitit 1888 dhe 1889 në galerinë kombëtare gjatë një ekspozite në qendër të Londrës.

Ata janë arrestuar nën dyshimin se kanë shkaktuar dëme materiale dhe kanë kryer vepër kriminale, transmeton Telegrafi.

Më herët Phoebe Plummer, 23, është dënuar me dy vite burim, derisa Anna Holland, 22, me 20 muaj, ku që të dyja kishin hedhur supe mbi veprën Luledielli të viti 1888 gjatë një aksioni në tetor të vitit 2022.

Nga galeria  e artit u bë e ditur se dy piktura u shënjestruan të premten, por se që të dyja janë larguar për ekzaminim dhe u konstatua se nuk kanë pësuar ndonjë dëmtim. /Telegrafi/

Exit mobile version