Telegrafi

Aktivistet gjermane hodhën pure të patates në pikturën e Claude Monet që kushton 110 milionë dollarë

Aktivistet për mbrojtjen e ambientit, kanë hedhur pure mbi pikturën e Claude Monet që kushton 110 milionë dollarë.

Dy anëtare të grupit Letzte Generation (gjenerata e fundit), sot kanë hedhur mbi veprën artistike pure të papateve në muzeun Barberini në Potsdam të Gjermanisë, transmeton Telegrafi.

Në videon që ka filluar të shpërndahet në rrjetet sociale, shihet se si aktivistet bartin pallto ngjyrë portokalli dhe i afrohen pikturës dhe më pas e lyejnë me pure të papateve. Ato pas këtij veprimi i ngjitën duart në dysheme me ngjitës.

“Ne, këtë Monet po e bëjmë spektakël para publikut”, thuhet në videon e Letzte Generation.

Duket se ky aksion është inspiruar nga performansa e fundit në Londër, ku aktivistët hodhën ushqim në pikturën e Van Gogut.

E aktivistet gjermane, sikurse bashkëmendimtarët britanikë, konsiderojnë se hedhja e ushqimit mbi veprat më të mëdha artistike – është një veprim i mençur. /Telegrafi/