Aktivistë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës mbrëmë kanë ndërmarrë një aktivitet simbolik, me të cilën e ka kundërshtuar inaugurimin e sotëm të Hashim Thaçit president.
Ata kanë vendosur disa posterë, në vende publike në të gjitha qytetet e Kosovës, me këto përmbajtje: . Hashim Thaçi, arkitekt i kapjes së shtetit, tash President; Hashim Thaçi, imazhi i krimit dhe korrupsionit, President- A durohet kjo; Hashim Thaçi, i luajti gurët e kufirit, presidentët ndërrohen e kufiri jo;
AAK, ka kundërshtuar votimin e Thaçit President, duke e konsideruar atë faktor përçarës dhe larg personit që do të mund të identifikohej me një president të unitetit. /Telegrafi/