Site icon Telegrafi

Aktivistët Bogoevski dhe Vasil kërkojnë dorëheqjen e zv. ministrit Dime Spasov

Pas aksidentit të zv. ministrit Dime Spasov, rreth të cilit rast është krijuar një paqartësi e madhe, thirrjet për dorëheqjen e tij nuk kanë të ndalur, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Përveç disa partive politike, dorëheqjen e Spasovit e kanë kërkuar edhe aktivistë qytetar, si Bavle Bogoevski dhe Vllatko Vasil.

Lexo po ashtu Shqiptarë nga Maqedonia aksidentuan zv. ministrin Spasov?

Në konferencën për shty, që të dy kërkuan dorëheqjen e Spasovit, duke kërkuar që zv. ministri të jep llogari për veprimet e tij, përfshirë edhe njerëzit që sipas aktivistëve, i kanë ndihmuar në fshehjen e rastit.

Ata gjithashtu kërkuan nga MPB-ja dhe Oliver Spasovski që të marrin masa për ndriçimin e rastit dhe t’i ndëshkojnë ata që e kanë shkaktuar këtë aksident./Telegrafi/

Lexo po ashtu Këtu i gjeni lajmet për aksidentin e zv. ministrit Dime Spasov
Exit mobile version