Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Klinë, sot i janë bashkuar një grup i aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe AAK-së nga fshati Qeskovë e Komunës së Klinës, të cilët tash e tutje janë zotuar së kontributin e tyre do ta japin në PDK.
Sipas njoftimit të PDK-së, mirëseardhje anëtarëve të rinj u ka uruar kryetari i degës së PDK-së në Klinë, Sokol Bashota, i cili ka falënderuar ata për besimin në Partinë Demokratike të Kosovës.
“Ju jeni forca dhe motivi ynë, së bashku me ju do të kontribuojmë për një të ardhme perëndimore. Besimi i juaj, në Partinë Demokratike të Kosovës, është përgjegjësi dhe obligim për ne. Ardhjet e reja po e forcojnë edhe me shumë PDK-në për fitoren e madhe në zgjedhjet lokale të 22 tetorit”, ka thënë Bashota.
Të sapoardhurit në PDK, kanë pranuar edhe librezat partiake të cilat i ka shpërndarë kryetari i degës Sokol Bashota.
“Në kryetarin Sokol Bashota, kemi besim të madh për zhvillimin e Klinës. Kemi vendosur që të vijmë në PDK, duke e parë punën e madhe që ka bërë kryetari i Klinës”, ka thënë njëri nga anëtarët më të rinj të PDK-së, Avdi Morina. /Telegrafi/