Telegrafi

Aktivistë të LR-PDSH-së kalojnë në BDI (Foto)

Siç mëson Zhurnal, në Bashkimin Demokratik për Integrim kanë kaluar disa aktivist të LR-PDSH-së të cilët tashmë janë bërë anëtarë të partisë së Ahmetit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Feim Sali, Sedat Ebibi, Suat Sulejmani dhe Azem Jakupi janë aktivistët të cilët nga LR-PDSH-ja e Sarajit kalojnë në BDI. Në fotografi, këta aktivistë shihen me-ish ministrin e drejtësisë Blerim Bexheti si dhe kreun e komunës së Sarajit, Bekim Murati.

Gjithashtu nga Saraji, tashmë gati e gjithë struktura e vjetër e PDSH-së në Gërçec, Rashçe, Krushopeki, Bukoviç e vendbanime tjera të komunës së Sarajit po kalojnë në BDI./Telegrafi/