Telegrafi

Aktgjykimi për rastin “Tarifa” më 27 dhjetor

Disa ditë para ditës së Vitit të Ri, gjegjësisht 27 dhjetor, do të shqiptohet aktgjykimi për rastin “Tarifa”, një nga rastet e ish-Prokurorisë Speciale Publike, e cila tani është nën juridiksionin e Prokurorisë Publike.

Siç theksuan sot nga “Koalicioni të Gjithë për Gjykime të Drejta”, në seancën e sotme u thanë fjalët përfundimtare të dy dëshmitarëve dhe të akuzuarve. Gjykata ka planifikuar të publikojë aktgjykimin më 27 dhjetor në orën 10:00.

Në rastin “Tarifa”, ish-drejtori i përgjithshëm i ELEM-it Dejan Boskovski dhe dy persona të tjerë akuzohen për blerje të paligjshëm të sistemit softuerik për nevojat e ndërmarrjes shtetërore “Elektranat e Maqedonisë” me vlerë rreth katër milion euro./Telegrafi/