Aktgjykimi për ngjarjet e “27 prillit”, kur ndodhi sulmi në Kuvend, është shkruar në 1056 faqe dhe tashmë u është dorëzuar disa të akuzuarve, konfirmojnë një pjesë e avokatëve, të cilët komentojnë se afati maksimalë për përgatitjen e saj është 60 ditë, ndërsa ajo bëhet gati për më shumë se 90 ditë, për shkak të vëllimit të saj të madh.
Afati i fundit për ankesë është 15 ditë, që sipas disa avokatëve është një periudhë e shkurtër për të lexuar, analizuar dhe hartuar një apel cilësor.
16 të akuzuarit për ngjarjet e “27 prilli” në total janë dënuar me 211 vjet burg./Telegrafi/