Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit Sh.Z. për vepër penale “Vrasje e rëndë” dhe vepër penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Sipas aktakuzës, i pandehuri Sh.Z. më 01.09.2011 në Deçan, tek tregu i gjelbër, me qëllim të privimit nga jeta të M.D., ka shtënë disa herë me armë automatike, me ç’rast privon nga jeta Z.D. dhe plagos rëndë A.Th. dhe më pas largohet nga vendi i ngjarjes për të qëndruar në arrati deri vitin 2017 kur edhe është arrestuar.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar Gjykatës që të pandehurin ta shpall fajtor për veprat penale të cilat i vihen në barë dhe ta dënoj sipas ligjit. /Telegrafi/