Prokuroria Speciale ka ngritur sot aktakuzë pranë Departamentit për Krime të Rënda në Gjykatën Themelore të Prishtinës kundër 20 të pandehurve në rastin “Rugova”.
Të pandehurit akuzohen për veprën e krimit të organizuar në lidhje me veprën e kontrabandimit me migrantë.
“Veprat penale për të cilat është ngritur aktakuzë pretendohet se janë kryer përgjatë periudhës 2011 – 2014, dhe kanë të bëjnë me shitjen e vizave Schengen të BE-së të siguruara përmes korrupsionit dhe prezantimeve të rrejshme”, thuhet në komunikatë.
Aktakuza është ngritur prej një prokurori ndërkombëtar nga Prokuroria Speciale pas hetimeve që ishin iniciuar nga Njësia e Policisë Kufitare të Kosovës për Hetime, të cilat ishin kryer nga ajo njësi së bashku me Policinë e EULEX-it. /KP/