Prokuroria Themelore Publike Gostivar ngriti aktakuzë kundër tre personave të cilët në mars korrik të vitit të kaluar kanë kryer sulm seksual ndaj një fëmije – viktimë, me çka kanë kryer vepër penale që dënohet me së paku 12 vite burgim.
Prokurori Publik bashkërisht me aktakuzën në Gjykatën Themelore Gostivar ka dorëzuar edhe propozimin e masës së paraburgimit për të akuzuarit, njofton Telegrafi Maqedoni.
Siç thuhet në njoftimin e PThP-së, i akuzuari i parë ngarkohet me veprën penale për sulm seksual ndaj fëmijës që nuk ka mbushur 14 vite. Ai në mars të vitit 2018 duke drejtuar makinën ka takuar fëmijët dhe me forcë e ka futur në makinë. Më pastaj ka përdhunuar fëmijën, dhe më pastaj i ka dhënë para.
I akuzuari i dytë në korrik të vitit 2018 i ka ofruar para fëmijës-viktimë, me çka ka kryer marrëdhënie seksuale në shtëpinë e tij. Gjatë muajve të ardhshme i akuzuari i dytë e ka çuar fëmijën të ketë kontakte nëpërmjet rrjeteve sociale me qëllim që të ketë marrëdhënie seksuale me persona tjera, ndërsa për këtë ka kërkuar nga fëmija ta paguajë dhe ta njoftojë.
I akuzuari i dytë krahas sulmit seksual ndaj fëmijës, ngarkohet edhe me veprën e penale kryerje të prostitucionit.
“I akuzuari i tretë, i cili për kryerjen e veprës penale të vazhduar, më shumë herë ka kryer marrëdhënie seksuale. Në aktakuzë ky person ngarkohet me veprën penale të vazhduar të sulmit seksual që nuk ka mbushur 14 vite”, thuhet në njoftimin e prokurorisë./Telegrafi/