Telegrafi

Aktakuzë për pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore të Mitrovicës, për rastin e shenjestruar kundër të pandehurve, M.A, M.M., M.S., S.R. dhe A.B për veprën penale “pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” dhe veprën penale  ‘blerja, posedimi, shpërndarja e pa autorizuar e narkotikëve dhe substancave psiko – tropike dhe analoge’.

Sipas aktakuzës, të pandehurit M.A, M.M., M.S., S.R. dhe A.B., me dashje dhe në dijeni  kanë marrë pjesë në veprimtarinë kriminale të një grupi të organizuar, në të cilën ka marrë pjesë edhe i pandehuri L.Z., i cili gjendet në arrati.

Të pandehurit e lartcekur në territorin e Republikës së Kosovës, gjatë vitit 2017, kanë pranuar të formojnë një grup të personave, me qëllim që t’i sjellin vetes përfitime pasurore të cilët janë marrë me blerjen, transportin dhe shitjen e paautorizuar të narkotike të llojit marihuanë, për në shtetet e ndryshme të Evropës. /Telegrafi/