Site icon Telegrafi

Aktakuzë për pesë zyrtarë të MTPT-së për krim dhe korrupsion

Një prokuror i Prokurorisë Special të Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në rastin e ish-Ministrisë së Transportit dhe Post Telekomunikacionit (MTPT) kundër pesë të pandehurve, në përputhje me Urdhrin e Gjykatës së Apelit.

“Të pandehurit akuzohen për Krim të Organizuar (Neni 274, paragrafi 3 i Kodit Penal të Kosovës (KPK), Keqpërdorim të Pozitës Zyrtare (Neni 339, paragrafët 1 dhe 3 të KPK (të vjetër); në lidhje me Nenin 23 të KPK (të vjetër) (në bashkëkryerje), Keqpërdorim të Autorizimeve Ekonomike (Neni 236, paragrafi 1, nën paragrafi 5 dhe paragrafi 2 i KPK (të vjetër)), Marrje dhe Dhënie të Ryshfetit (Neni 344, paragrafi 1 i KPK (të vjetër); në lidhje me sektorin 117.1.a. dhe d. Të Ligjit mbi Prokurimin Publik dhe Neni 343, paragrafi 2 i KPK (të vjetër) në lidhje me Nenin 23 të KPK (të vjetër) (në bashkëkryerje) në përputhje me rrethanat) dhe vepra të tjera penale”, thekson komunikate për media e Prokurorisë.

Ndryshe në rastin “MTPT” akuzohen Fatmir Limaj, ish-ministër i Transportit, këshilltari i tij Endrit Shala, ish shefi i prokurimit në këtë Ministri Nexhat Krasniqi, pronari i Tali Copmany Florim Zuka si dhe Gani Zogaj. /Telegrafi/

Exit mobile version