Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndritur aktakuzë kundër të pandehurit, E.K., për veprat penale “Sulm” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.
Sipas aktakuzës, i pandehuri E.K, më 14 tetor të vitit 2018, rreth orës 21:30, pikërisht në shtëpinë e tij, me dashje ka përdorur forcë ndaj viktimës A.K,(bashkëshortes së tij) derisa natën kritike e dëmtuara me dy vajzat ka shkuar në shtëpi, i pandehuri fillimisht i drejtohet me fjalët “Ku ishe tërë ditën”, e ku menjëherë fillon ta sulmoj të dëmtuarën, duke e kapur për flokë e pastaj duke e goditur edhe në pjesë të ndryshme të trupit.
Gjithashtu, derisa i pandehuri E.K., ishte duke sulmuar bashkëshorten e tij, në ato momente vajza e tij përpjektë për ta mbrojtur nënën e saj, i pandehuri fillon ta godas me shuplaka në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurin të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprat penale të cila i vihet në barrë.