Site icon Telegrafi

Aktakuzë ndaj një shtetase të Turqisë, dyshohet për kontrabandim me stoli ari

Prokuroria Publike Themelore Shkup ka ngritur aktakuzë kundër një 27-vjeçare shtetase e Republikës së Turqisë, për shkak të kryerjes së veprës penale “kontrabandim”.

Siç informojnë nga Prokuroria, e akuzuara veprën e ka kryer më 18 dhjetor, rreth orës 20:00 në aeroportin e Shkupit, kur duke iu shmangur kontrollit doganor ka transportuar mall të paparaqitur – stoli prej arit të bardhë.

“Ari ka qenë me peshë prej 449.330 euro në kundërvlerë denari prej 27.633,795 denarë”.

“Duke pasur parasysh vlerësimin se ende ekzistojnë rrethana të cilat tregojnë rrezik për arratisje, si dhe mundësi që e akuzuara ta përsërit veprën, prokurori kompetent publik nga Gjykata Themelore Shkupi 1 Shkup dorëzoi propozim të posaçëm për vazhdimin e masës paraburgim për të akuzuarën”, thonë nga Prokuroria./Telegrafi/

Exit mobile version