Telegrafi

Aktakuzë për një drejtoreshë shkolle në Prizren

Foto: Arkiv

Prokuroria Themelore në Prizren, , ka ngritur aktakuzë ndaj të akuzuarës B.K., për veprën penale “falsifikimi i dokumentit zyrtar”.

Sipas aktakuzës, B.K. më 23 nëntor të vitit 2016, në cilësinë e personit zyrtar, si drejtoreshë e SHFMU “Mustafa Bakiu” në Prizren, me nënshkrimin e saj dhe me vulën zyrtare ka vërtetuar dokumentin zyrtar i cili përmban të dhëna të rreme, në atë mënyrë që kundërligjshëm ka lëshuar dokumentin, përkatësisht vërtetimin me numër të protokollit 127/2016, në emër të qytetares S.A., kinse e njëjta kishte punuar në këtë shkollë, i cili vërtetim të njëjtës do ti shërbente për punësim.

Me këto veprime B.K. ka kryer veprën penale “falsifikimi i dokumentit zyrtar”.