Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të akuzuarës E.Z. për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale keqpërdorimi i detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve të vitit 2014.
Sipas aktakuzës, E.Z. më datë 8 qershor në kohë të pacaktuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, në cilësinë e personit zyrtar, kandidate për deputete nga një subjekt politik, kryen vepër të kundërligjshme me qëllim të ndikimit te votuesit në ushtrimin e të drejtës për të votuar në favor apo kundër një personi të caktuar.
Në atë mënyrë që në listën e kandidatëve për t’u zgjedhur nga subjekti politik ku ishte kandiduar figuron emri i saj ndërsa fotografinë në afishet dhe bilbordet e ka vendosur të motrës së saj, e cila në atë kohë ishte nën moshën tetëmbëdhjetë vjeçare.
Me këto veprime e akuzuara ka kryer veprën penale keqpërdorimi i detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve.