Site icon Telegrafi

Aktakuzë për gjinekologun nga Struga i cili jepte shërbime pa leje pune

Feminine doctor with pink stethoscope in pocket

 

Prokuroria Themelore Publike Strugë sot në Gjykatën Themelore parashtroi aktakuzë kundër 54 vjeçarit nga Struga i cili ka kryer veprën penale “Dhënie të shërbimeve pa leje pune”.

“Si punonjës shëndetësor – mjek specialist i gjinekologisë dhe akusherisë, i akuzuari ka dhënë shërbime shëndetësore në hapësira ku nuk ka pasur leje pune. Ai në hapësirat e shtëpisë së tij në të cilën jeton, ka krijuar ordinancë e cila nuk ka qenë e regjistruar dhe e shënuar”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Nga Prokuroria shtojnë se ai këto shërbime i ka dhënë nga viti 2013 deri në vitin 2020 dhe ka pasur disa paciente, ndërsa për kontrollet, i akuzuari ka paguar nga 1.000 denarë, ndërsa për mjetet e pranuar nuk ka dhënë asnjë dëshmi.

“Gjatë kontrollit të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor dhe Sanitar më 16 janar 2020 është konstatuar se për pajisjet që kanë qenë në ordinancë, mjeku nuk ka pasur leje pune, dhe i është dhënë Vendimi me të cilin i ndalohet të kryejë shërbime mjekësore”, thuhet në njoftimin e prokurorisë./Telegrafi/

Exit mobile version