Telegrafi

Aktakuzë për dëmtim të trashëgimisë kulturore

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër personit A.M., për shkak të veprës penale, dëmtimi, shkatërrimi dhe nxjerrja e paautorizuar  e monumenteve ose objekteve të mbrojtura jashtë Republikës së Kosovës.

I pandehuri A.M., më 18 dhjetor 2017, në Qendrën Historike të Prizrenit, në rrugën ‘’Mbreti Zog’’, dëmton ose shkatërron monumentin ose objektin e mbrojtur kulturor, në atë mënyrë që rrënon shtëpinë e familjes ‘’Myftiu’’, shtëpi kjo e cila ishte nën mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore.

“I pandehuri A.M., më 18 dhjetor 2017, në Qendrën Historike të Prizrenit, në rrugën ‘Mbreti Zog’, dëmton ose shkatërron monumentin ose objektin e mbrojtur kulturor, në atë mënyrë që rrënon shtëpinë e familjes ‘Myftiu’, shtëpi kjo e cila ishte nën mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore.  Në bazë të Vendimit numër 4274/2017 të datës 10.10.2017 nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit me të cilin vendim hynë në listën e trashëgimisë kulturore për periudhën 10.10.2017 deri më 10.10.2018, me numër unik 507, e përfshirë me numër rendor 824, ku edhe përkundër ndalim-punimit nga Inspektorati Komunal, të pandehurit kanë kaluar shiritin ‘Ndalohen Punimet’, duke i futur punëtorët dhe makineritë (ekskavator dhe kamion), me ç’rast ka rrënuar në tërësi objektin në fjalë, pasi që e njëjta i ishte shitur personit F.G”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/