Site icon Telegrafi

Aktakuzë ndaj zëvendësdrejtorit të gjimnazit në Malishevë i cili sulmoi seksualisht një nxënëse të mitur

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit A.K., për shkak të veprës penale “Sulmi seksual”,

Prokuroria njofton se, më 20 dhjetor 2022, në një shkollë fillore në Malishevë, i pandehuri A.K., në cilësi të zëvendës drejtorit të shkollës, me qëllim seksual dhe pa pëlqimin e saj e prek nxënësen, këtu të dëmtuarën-e mitur E.K.

“E njëjta pasi del nga salla e sportit dhe shkon në tualet, aty hynë i pandehuri dhe e mbyll derën, ku fillimisht i drejtohet të dëmtuarës me fjalë provokuese e më pas e prek me duar në pjesë të ndryshme të trupit, ku e dëmtuara është larguar e trishtuar dhe e frikësuar.

Lexo po ashtu Arrestohet zv.drejtori i gjimnazit në Malishevë, dyshohet se ngacmoi seksualisht një vajzë të mitur në tualet

Prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës kompetente, që i pandehuri A.K., të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se me 22 dhjetor 2021, Gjykata Themelore në Gjakovë i kishte caktuar një muaj paraburgim zëvendësdrejtorit të gjimnazit “Hamdi Berisha” në Malishevë.

Lidhur me këtë rast kishte reaguar edhe Komuna e Malishevës. Përmes një reagimi për media, Komuna e Malishevës u kishte bërë thirrje organeve kompetente që rastit ti shkojnë deri në fund. /Telegrafi/

Exit mobile version