Site icon Telegrafi

Aktakuzë ndaj tre personave për rastin “Perandoria”

Prokuroria Themelore Publike në Shkup, Maqedonia e Veriut/ Foto: Telegrafi

 

Prokuroria ka parashtruar kallëzim penal kundër Cvetan Pandeleski, ZOran Mitrevskit dhe Jovançe Tasevskit.

Sipas prokurorisë, nga gjithsej 19 persona për të cilët është zhvilluar procedura parahetimore, këto tre persona do të dalin para gjykatës për ta dëshmuar pafajësinë e tyre.

Pandeleski, pronar i “Pelisterkës” akuzohet për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar, larje parash dhe mashtrim.

“Pas një marrëveshje paraprake, Pandeleski dhe Mitrevski, të ndihmar nga një dëshmitar, që është bashkëpunëtor i drejtësisë dhe person tashmë i dënuar për këtë rast kanë përfituar pasuri prej 4 milionë euro për tre persona juridikë, në dëm të një firme tjetër dhe 150 aksionerëve të vegjël”, thuhet në njoftimin e prokourorisë.

Ata shtojnë se me qëllim të fshehjes së burimit të veprës penale, i akuzuari i parë dhe i dytë kanë transferuar paratë në xhirollogari të personave të tjerë juridikë./Telegrafi/

Exit mobile version