Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave në lidhje me rastin e deportimit të gjashtë gylenistëve më 29 mars 2018.
Sic raporton portali Kallxo, aktakuza është ngritur ndaj ish-drejtorit të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Driton Gashi, Valon Krasniqit, drejtorit në Departamentin e Shtetësisë, Azilit dhe Migracionit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Rrahman Sylejmani, drejtor në Drejtorinë e Migracionit dhe të Huajve të Policisë Kufitare.
Në njoftimin e dhënë nga Prokuroria Speciale, aktakuza është ngritur ndaj të pandehurve Driton Gashi, Valon Krasniqi, dhe Rrahman Sylejmani, për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe “Privimi i kundërligjshëm i lirisë”.
Prokuroria pretendon se se të pandehurit Gashi dhe Krasniqi, kanë veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, ndërsa i pandehuri Sylejmani, ka kryer veprën penale, “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe veprën penale “Privimi i kundërligjshëm i lirisë”.
Në njoftim thuhet se kjo Prokurori në aktakuzë ka propozuar që pas administrimit të provave në shqyrtimin gjyqësor, të pandehurit të shpallën fajtorë për veprat penale që u vihen në barrë dhe të dënohen sipas ligjit.