Site icon Telegrafi

Aktakuzë ndaj të dyshuarës për vrasjen në Lladrovc të Malshevës

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur aktakuzë ndaj të dyshuarës N.RR, për shkak se dyshohet për kryerjen e veprës penale “Vrasje” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

E dyshuara ndodhet në paraburgim që nga tetori, i vitit të kaluar.

Kjo është bërë e ditur nëpërmjet një komunikate për media nga Prokuroria e Gjakovës, transmeton Telegrafi.

Aktakuza thotë se përderisa ishin duke ecur me automjetet e tyre, në një çast e pandehura e kishte ndalur veturën dhe kishte shkuar te vetura e tani të ndjerit, ishte ulur në automjetin e tij, e kishte nxjerrë nga çanta revolen, dhe e kishte qëlluar të ndjerin disa herë në kokë dhe në qafë.

Lexo po ashtu Arrestohet një 51 vjeçare për vrasjen në Lladrovc të Malishevës

Gjithashtu e dyshuara akuzohet se më parë e deri më 04.08.2018, pa autorizim ka mbajtur armë, të cilën edhe e ka përdorur për ta privuar nga jeta tani të ndjerin S.B, dhe kështu ka kryer veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, thuhet në komunikatë.

Prokurori i rastit ka propozuar Gjykatës Themelore në Gjakovë që e pandehura të dënohet sipas ligjit për veprat penale të cilat i vihen në barrë. /Telegrafi/

Exit mobile version