Site icon Telegrafi

Aktakuzë ndaj një shkupjani, dyshohet për 17 vjedhje të rënda në Ohër

SPB Ohër ka ngritur aktakuzë nga një 47-vjeçari nga Shkupi, i cili dyshohet për kryerjen e 17 veprave penale “vjedhje të rënda” dhe “vjedhje”.

Siç njoftojnë nga MPB, i dyshuari së bashku me dy persona tjerë, në periudhën qershor-tetor 2019, në hapësirat për parking në Ohër, lagje dhe plazh, me mjete të forta i ka thyer xhamet e makinave dhe ka marrë mjete të vlefshme, dokumente personale dhe para.

Me këtë, të dyshuarit kanë fituar pasuri të paligjshme në vlerë prej rreth 510 mijë denarëve./Telegrafi/

Exit mobile version