Site icon Telegrafi

Aktakuzë ndaj një personi për pjesëmarrje në grup terrorist, shkoi në Siri me gruan dhe vajzën e mitur

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit me iniciale H.S., për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”.

Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri H.S., me paramendim dhe me dashje si dhe me përgatitje paraprake së bashku me bashkëshorten e tij dhe vajzën e mitur ka lëshuar territorin e Republikës së Kosovës përmes Aeroportit Ndërkombëtarë “Adem Jashari” në Prishtinë, ka udhëtuar për në Stamboll – Turqi.

“Përmes lidhjeve të caktuara ka depërtuar në Siri me qëllim që t’i bashkëngjitet Organizatës terroriste ‘ISIS’, e cila në këto vende ka qenë duke luftuar ku edhe është angazhuar si pjesëtarë i ‘ISIS-it’, si administrator në Byronë e ushtarëve të plagosur nën administrimin e ‘ISIS-it’, është financuar nga ‘ISIS’ me shumën e të hollave prej nga 100 dollar në muaj duke bashkëpunuar edhe me epror dhe luftëtarë të ’ISIS-it’”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

 

Exit mobile version