Sektori për Punë të Brendshme në Kumanovë ka ngritur aktakuzë ndaj kumanovarit D.Q (71), për shkak të ekzistimit të dyshimeve se ka kryer veprën penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
Siç njoftojnë nga MPB, kumanovari dyshohet për zjarrvënie dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.
“Më 05.08.2019 rreth orës 11:00 në zonën e fshatit Orashac, tek vendi i quajtur “Kosmatica”, i dyshuari në një pjesë të tokës së tij ka ndezur zjarr, ndërsa më pas është kapluar edhe hapësirë tjetër prej 15 hektarëve” thonë nga MPB./Telegrafi/