Site icon Telegrafi

Aktakuzë ndaj një femre për keqpërdorim të pozitës dhe konflikt të interesit

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër të pandehurës me inicialet A.N., pasi që dyshohet se ka kryer vepra të ndryshme penale.

Kështu bëhet e ditur në njoftimin për media të Prokurorisë Speciale të Kosovës.

“Prokuroria Speciale njofton se e pandehura me inicialet A.N., ka kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422, paragrafi 1 lidhur me nenin 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (Kodi Nr.04/ L082 ) dhe “Konflikt i interesit” nga neni 424, paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version