Site icon Telegrafi

Aktakuzë ndaj gjashtë zyrtarëve komunalë në Istog, dyshohen për 21 vepra që lidhen me korrupsionin

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër gjashtë zyrtarëve komunalë të komunës se Istogut.

Sipas njoftimit, të njëjtit dyshohen për 21 vepra nga kapitulli i veprave penale të korrupsionit.

“Sipas aktakuzës të proceduar sot nga Prokuroria Themelore e Pejës në Departamentin e Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore të Pejës, nga provat e grumbulluara gjatë hetimit njëvjeçar, është krijuar dyshimin i bazuar mirë, se gjashtë zyrtarët e pandehur me veprimet e tyre gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare, në 21 raste kanë keqpërdorur pozitën zyrtare”, thuhet në komunikatën për media.

Të pandehur sipas aktakuzës janë:

1) J.B, (ish drejtor i Drejtorisë për Planifikim Urban dhe Mjedis)

2) I.H (ish drejtor i Drejtorisë për Planifikim Urban dhe Mjedis)

3) B.D (ish drejtor i Drejtorisë për Planifikim Urban dhe Mjedis)

4) R.B (udhëheqës i sektorit për planifikim dhe rregullim urban)

5) Rr. G (zyrtar për Planifikim Hapësinor dhe Ndërtim)

6) E.B (përgjegjëse për mjedis)

“Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallën fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale e cilat ju vihet në barrë”.

Gjithashtu, prokurori i shtetit ka kërkuar që ndaj të pandehurve të shqiptohet edhe dënimi plotësues: “Ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik”. /Telegrafi/

Exit mobile version