Site icon Telegrafi

Aktakuzë ndaj burrit që vrau Zejnepe Berishën

“N. B., akuzohet se me dashje ka privuar nga jeta anëtarin e familjes, bashkëshorten Z. B.. Çka do të thotë se me këto veprime i njëjti ka kryer veprën penale të vrasjes së rëndë nga neni 179 paragrafi 1, nënparagrafi 1.3 i KP-së.

Po ashtu, i njëjti akuzohet se i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore vajzës së tij të mitur. Me veprimet e tilla N. B., ka kryer veprën penale lëndimi i lehtë trupor nga neni 188 paragrafi 3 nënparagrafi 4.2 lidhur me paragrafin 2 të KP-së”, thuhet në kumtesë të Prokurorisë.

Ndryshe, fjala është për vrasjen e 39-vjeçares Zejnepe Bytyçi, e cila u godit për 10 herë radhazi me thikë nga bashkëshorti i saj, Nebih Berisha, në tetor të vitit të kaluar. Vrasja e saj është cilësuar dështim i shtetit, meqë ajo disa herë ishte viktimë e dhunës së burrit të saj. /Telegrafi/
 

Exit mobile version