Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit T.S., për shkak të dyshimit të bazuar se pandehuri në muajin shtator të vitit 2017 dhe në muajin prill të vitit 2018 në Shtime, në cilësinë e personit zyrtar , me qëllim të përfitimit të dobisë së kundërligjshme pasurore për vete ka shfrytëzuar detyrën e tij zyrtare duke i tejkaluar kompetencat zyrtare dhe duke i’a shkelur seriozisht të drejtat e personit tjetër, me ç’rast ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 par. 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokurori i Shtetit me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cilat i vihet në barrë. /Telegrafi/